Mesa duket George R.R. Martin qëlloj në hark me thënien se: “Njeriu që lexon jeton mijëra jetë deri sa të vdes, ndryshe ndodh me atë që s’lexon, ai jeton vetëm një jetë.” E lista në vazhdim do të ju dërgon pikërisht në përjetimin e disa nga mijëra jetët…
- “Emri im është e kuqja” – Orhan Pamuk; Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591. Në të njëjtën kohë një mister dinak, një histori dashurie, dhe një simpozium i shkëlqyer në fuqinë e artit. “Emri im është e kuqja” është një përrallë që vendos një transportim në mes të shkëlqimit dhe intrigës fetare të Stambollit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, nga një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të Turqisë .
- “E penguara, Requiem për Linda B.” – Ismail Kadare; Nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është \”e penguara\”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.
- “Njeriu me fat” – Fatos Kongolli; Është një rrëfim në hapësirat e absurdit, ku kemi dy epiqendra. Njëra: detyra e fundit e një inspektori ishte të shmang vrasjen e paralajmëruar të një personi të njohur. Tjetra: dy histori paralele dashurie, njëra reale, tjetra virtuale, të personazhit kryesor.
- “I am Malala” (Unë jam Malala) – Memuar; Kur talebanët morën kontrollin e Luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin. Malala Jousafzai nuk pranoi që të hesht dhe luftoi për të drejtën e saj për arsim.
- “Zotërit e Tangos” (The Gods of Tango) – Carolina De Robertis; Leda arriti në Argjentinë më 4 shkurt 1913 me një anije me avull 20 ditë pasi ishte zhdukur nga Italia, i gëlltitur nga ai përbindësh i uritur që quhej horizont. Ajo fillon një jetë të varfër në një lagje emigrantësh dhe bie në dashuri me Tangon, ku më vonë i bashkohet skenës muzikore të Buenos Aires.
Përgatiti : Luleza Ziba & Teuta Reçi (studente të drejtimit Komunikim Ndërkombêtar)
Leave a Reply