“Për ata që duhen me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një.” Me këtë dedikim shkrimtarja e mirënjohur shqiptare, Rudina Xhunga, e nis rrëfimin e dashurisë te “Preja e një martese të lodhur.”

Këtu termi i dashurisë manifestohet si lojë në mes dy personazheve. Pritjet, ëndrrat dhe dëshirat për një lidhje perfekte mund të rezultojnë shumë ndryshe kur shfaqen në realitet.

Narratorja, një gazetare e zhytur në komplot. Gjithçka nis nga një SMS që i arrin nga një i panjohur. Kjo është pikënisja e dilemës që reflekton në gjithë mbarëvajtjen e ditëve të saja. Një psikologji e dërmuar nga një lidhje e komplikuar paraprake. Një sfidë për të dalë nga ai trekëndësh dashurie e fundos në një aferë premtuese. Kush përmbush ditët e saja me shpresë, vetëm me disa SMS të shkëmbyera? Kur do të ndodh takimi i shumëpritur i tyre? A ja vlen të mbingarkohen emocionet për një fiksion?

Ky rrëfim përfundimisht rrëzon mitin e dashurisë hyjnore. Një përshkrim i sinqertë që futet në kurthet e ligësisë së kësaj ndjenje. Një roman që ju ngërthen në vete gjatë gjithë kohës për të zbuluar misterin e ardhshëm.

Përgatiti: Teuta Reçi dhe Luleza Ziba (Studente në drejtimin Komunikim Ndërkombëtar)


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *