Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat. Një qasje e tillë e Uilson Çerçill-it nuk mund të mos jetë ndikuese, për të mbështetur konceptin se i njëjti paraqet virtytin më të lart njerëzor. Vetëm njerëzit e guximshëm e dijnë se si është të jesh i tillë. Por, kurrë nuk do të druheshin të vazhdonin me kurajo drejt realizimit të idealeve të jetës. Sepse, vetë kuptimi i jetës ndërlidhet me nevojën për të ndryshuar dhe për të vazhduar para drejt realizimit të qëllimeve konkrete.
Karakteri i qenies njerëzore padyshim që ngërthen në vete cilësi të ndryshme. E mbi të gjitha këto cilësi qëndron guximi, në këtë rast i shprehur si virtyt. Nëqoftëse Martin Luter King, nuk do të kishte kurajon që t’i kundërvihej sistemit racist amerikan, diskriminimi do të vazhdonte. Kurse Amerika nuk do paraqitej sot para botës si vendi më demokratik në krye me një president me ngjyrë. Ai kishte një ideal, të realizonte ëndërrën e komunitetit të tij për barazi. Dhe sot fal gatishmërisë së tij për të anashkaluar dështime e nënçmime të shumta, komuniteti shijon lirinë e barazinë.
Reformatorët më të mëdhenj që njeh historia botërore kanë qenë pikërisht guximtarët. Ata që kanë njohur nevojën e shoqërisë për ndryshime, ata që kanë pasur ideale të mëdha. Reformatorë, njerëz si gjithë të tjerët, që nuk i janë nënshtruar frikës. Revolucionerë të cilët nuk i janë nënshtruar izolimit të sistemeve të caktuara diskriminuese politike, ekonomike apo shoqërore. Ata kanë ndjekur zërin e zemrës duke mos lënë që frika t\’i pushtojë, duke mos u trembur sa çka ju ka përgatur jeta për t\’i mposhtur. Si pasojë e ketyre ndjenjave që e kanë pushtuar qenien e tyre, ata e kanë pasur kurajon si shtytëse drejt finalizimit të idealeve.
Edhe femrat historikisht i kanë rezistuar diskriminimit. Të veshura me petkun e guximit, ato kanë ditur të fitojnë barazinë dhe lirinë që ju ishte mohuar që në lashtësi. Qëllimi i jetës nuk është të ëndërrosh por t\’i përjetësosh ëndërrat. Arritësit më të mëdhenj në industri të caktuara biznesi, arti dhe muzike, kanë kapur majat e karrierës vetëm duke e ditur se nuk duhet t\’u frikësohen sfidave të jetës. Kanë guxuar të ecin në rrugët e mbushura me dështime dhe nënçmime, por tani ata janë zëri i suksesit.
Guximi nuk do të thotë mungesë e frikës, por rezistencë ndaj frikës. Ky përkufizim nga autorë të mëdhenj botërorë thjesht jep shtysë që të vazhdojmë të ecim drejtë idelaeve të zemrës. Për të motivuar njerëzit që të kenë guxim, disa e demostrojnë shembullin me anijet, të cilat në të vërtetë janë të sigurta vetëm në breg, por ky nuk është qëllimi për se ata janë krijuar. Edhe jeta si e tillë asnjëherë nuk të fal siguri, por vetëm mundësi. Prandaj, asnjëherë mos lejoni që frika nga të papriturat të ndalojë udhëtimin tuaj drejt qëllimeve finale.
Punoi: Luleza Ziba (Studente e drejtimit Komunikimi ndërkombëtar)
Leave a Reply