Alumni i UEJL-së që synon revolucion në shpikjen e kontrolluesve universal të lojërave dhe aplikacioneve të tjera

Alumni i UEJL-së, Enis Hyseni është shumë afër në shpikjen e një kontrolluesi, që do të mund të zëvendësojë “mouse –in” dhe “joystick-un”.

Enisi Hyseni, i cili është Alumni i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, thotë se, synon optimizmin e mëtutjeshme të prototipit mouse/controller, si dhe kontrollues të dronëve, po pse jo edhe aplikime tjera.

Enisi është njëri nga shumë studentë të UEJL-së, i cili duke shfrytëzuar talentin natyral dhe mësimet e marra në fakultet, ka arritur të ketë sukses në karrierë dhe në këtë rast edhe karrierë ndërkombëtare.

“UEJL ka qene një përvojë jetësore shumë e rëndësishme dhe përveç aspektit edukativ qe ka qenë unik në rajon, aty kam zhvilluar edhe karakterin hulumtues, duke filluar prej rrethit të njerëzve që i kam takuar e deri te stafi i universitetit”, shprehet Hyseni.

Kanë kaluar rreth 15 vite që nga koha kur kam qenë student, mirëpo, SEEU mbetet një rrjedhoje e shume ngjarjeve të mia në jetë, me ndikim te madh nga njerëzit që i kam njohur aty. Procesi mësimor ka qene unik në çdo aspekt, që besoj se edhe ka ndikuar në zhvillimin e rrjedhojave të ndryshimeve ne universitetet dhe në Kosovë.

Shpikja e Enisit, funksionon duke bërë përllogaritje vektoriale mes akselerometrave, gyroscope-ve dhe magnetometrave në disa raste.

Versionin finali pajisjes, pritet të shtypet me 3D printer dhe ka përmasa të vogla dhe mundet të mbahet në shuplakë të dorës. Gjithashtu, ndjek edhe intuitën e natyrshme të njeriut, që do të thotë sa herë fokusohemi e rritet adrenalina, pajisjes i rritet preciziteti. Me pajisjet tjera ndërlidhet përmes Low Energy Bluetooth.

Kjo pajisje, pritet të jetë e zbatueshme në shumë aplikacione ku kërkohet kalibrim i gjendjes natyrale të lëvizjes së dorës. Nëse shpikja patentohet dhe aprovohet për prodhim masiv pritet të bëjë revolucion në shumë fusha, posaçërisht në industrinë e videolojërave dhe pajisjeve për videolojëra, si dhe në përgjithësi në mënyrën se si ne aktualisht i kontrollojmë pajisjet kompjuterike.