Ervin Shaqiri, alumni i UEJL-së që po e përdor inteligjencën artificiale për organizimin e ngjarjeve sportive

Ervin Shaqiri, ka studiuar në Universitetin e Evropës Juglindore, në degën Informatikë e Biznesit dhe
pas përfundimit të studimeve i ka hyrë punës të krijojë aplikacione, që do t’iu ndihmojnë njerëzve në
zgjidhjen e problemeve të përditshme. Aktualisht ai ka krijuar aplikacionin Spory, i cili ju ndihmon të
organizoni ngjarje sportive me miqtë tuaj, duke shmangur tollovinë dhe kohën e gjatë për
organizmin e një ngjarje të tillë. Kohët e fundit aplikacioni është lançuar në Product Hunt dhe është
duke rrëmbyer shumë përdorues. Lidhur me përvojën e tij në Universitetin e Evropës Juglindore dhe
për aplikacionin Spory, flet enkas për SEEU Blog Ervin Shaqiri.

Çfarë është konkretisht Spory?
“Spory” është një projekt, i cili ka për qëllim të mundësojë organizimin e shpejtë dhe të lehtë të
ngjarjeve sportive për grupet që marrin pjesë aktive në sporte të ndryshme. Këta grupe sportive
mund të jenë të vogla, ose grupe më të mëdha, por suksesi i tyre mbështetet fuqishëm te faktori
njerëzor, i cili i organizon këto ngjarje.
Pa marrë parasysh madhësinë e grupeve, problemi i organizimit dhe planifikimit është prezent në
pothuajse çdo rast. Së pari, duhet informuar të gjithë pjesëmarrësit për ngjarjen, së dyti, duhet
gjetur lokacioni dhe po i njëjti të komunikohet me të gjithë, së treti, duhet pasur një lloj “feedback”
që të kuptohet nëse të gjithë anëtarët e grupit janë të lirë dhe në qoftë se kanë propozime të tjera.
Këta janë vetëm disa nga sfidat e organizmit të një ngjarjeje sportive, ku vërehet se është një proces
jo dhe aq i drejtpërdrejt.
Nëse në fillim kemi pasur fletore dhe shënime me gjithë këto informacione, ku një individ ishte
përzgjedhur si “organizator”, ne kohën e sotshme me avancimet teknologjike kemi një numër të
madh të aplikacioneve për komunikim.
Këtu vjen Spory, një aplikacion me qëllim ta decentralizojë procesin e organizimit të këtyre ngjarjeve
sportive. Spory momentalisht është “live” vetëm ne Facebook Messenger. Është një aplikacion në
formë të asistentit digjital, ose si e përshkruan industria “AI assistant”. Ky term nënkupton një
asistent që përdoren metoda të inteligjencës artificiale me qëllim to komunikoj me cilin do person
dhe po i njëjti të ketë përshtypjen që është duke komunikuar me një person real. Spory merr si
informata: sportin, lokacionin, datën. Këto të dhëna përpunohen dhe përpilohet një “website”
tërësisht unike për përdoruesin. Këtë “link” mund ta shohim vetëm individët, të cilët e kanë marrë
“link”-un nga përdoruesi i parë. Me hapjen e “link”-ut mund te shikohen të gjithë informacionet dhe
të komunikohet për gjitha detajet të lidhura me ngjarjen.

Cili është tregu që ju e zotëroni dhe ai që e synoni në të ardhmen?
Momentalisht jemi ne tregun e Maqedonisë së Veriut, mirëpo kjo është vetëm përkohësisht,
përderisa bëhen testime. Synimi i Spory-të është që vitin e ardhshëm të depërtoj në shtetet e BE-së,
me fokus te madh në shtetin e Suedisë. Nuk është e rastësishme që e kemi zgjedhur këtë shtet.
Hulumtimet që i kemi bërë dhe të dhënat që janë analizuar tregojnë që banorët e Suedisë janë
populli me aktivë në Evropë, por edhe populli që aktivisht merren me sport në grupe, të paktën një
herë ne javë. Këta janë objektivet e tona konkrete, mirëpo qëllimi ynë është që tu japim mundësi
njerëzive të zbaviten me shumë. Gjithashtu misioni ynë si kompani është që t’i dëshmojmë botës që
edhe Ballkani ka kapacitete dhe mundësi të krijojë teknologji të kualitetit të lartë.

Sa ju ka ndihmuar të studiuarit në UEJL, për kultivimin dhe zgjerimin e njohurive tuaja në fushën e
AI-së?

Degën që e studiova ishte “Informatika e Biznesit” në gjuhën angleze dhe e mbaj mënd që pyetjen e
parë gjatë kohës së studimeve e kam pasur nga Prof. Dr. Vladimir Radevski dhe ajo ishte: Çfarë është
kompjuteri? Përgjigjja ima ishte pak sa naive, mirëpo profesori na shpalosi gjithë definicionet dhe
idetë prej pjesës më të vogël e deri tek Inteligjenca Artificiale. Këtu edhe ishte momenti i parë që u
hasa me termin “Artificial Intelligence”. Nga ky çast tek unë u ngjallë një interes i madhe për ketë
sferë të teknologjisë dhe aplikimet e saja në pothuajse çdo sferë . Të gjithë profesorët kishin
ndikimin e tyre, në aspektin praktik, ne sferën e “AI” ishte me Prof. Dr. Visar Shehu, i cili ligjëroi për
elementet bazë ne fushën e “Data Science” dhe për gjendjen momentale të kësaj dege.

Sa ka ndikuar të studiuarit në UEJL, që ju sot të jeni një sipërmarrës i suksesshëm?
Mundë të them që përvoja ime personale ishte shumë pozitive. Profesorët e të gjitha fushave
gjithmonë e kishin një mënyre të barturit të një fryme “sipërmarrësi” nëpër ligjërata. Këtu dëshiroj
t’i përmend profesorët Blerta Abazi, Adrian Besimi dhe Agron Çaushi, të cilët më mundësuan një
këndvështrim sadopak unik në fushën e “sipërmarrjes” dhe në vetvete mu zhvillua pasioni për botën
e “Entrepreneurship” . Në këtë rrethe nuk mungonin dhe kolegët e mi, të cilët gjithmonë diskutonin
tema ndër më të ndryshmet, e veçanërisht kur bëhej fjalë për sferën e biznesit.

Si i mbani lidhjet me Universitetin dhe çfarë do tu kishe rekomanduar studentëve të ardhshëm të
këtij Universiteti?

Sot e kësaj dite jam në komunikim të vazhdueshëm me profesorë. Studimet gjithashtu më ofruan
shansin të njoftohem me shumë kolegë dhe me shumicën prej tyre kemi zhvilluar miqësi besnike. Ju
kisha rekomanduar të gjithë atyre personave që mendojnë t’i vazhdojnë studimet ta zgjedhin
Universitetin e Evropës Juglindore, sepse ky institucion ju mundëson ta zgjerojnë horizontin e
diturisë dhe po të njëjtin ta aplikojnë në praktik.