Në UEJL na mësojnë si të jemi të suksesshëm

Besnik Ademi, ish student i Universitetit të Evropës Juglindore dhe tani pronar i kompanisë së njohur “Eko vent”, që në fillim të studimeve e kishte menduar se arsimimi i mirëfilltë të krijon mundësi dhe të jep shanse në karrierë dhe jetë.

“Rregullsia, pamja moderne, infrastruktura e zyrat më kanë frymëzuar që në të ardhmen edhe unë të krijojë diçka që të jetë e ngjashme me Universitetin. Ky është ndikim i fuqishëm në formësimin personal dhe të karrierës së një të riu”, thotë Besniku.

Në punën time me kompaninë që e kam themeluar kam zbatuar shumë parime të punës së UEJL-së, por dijet e fituara atje më kanë bërë të jem i suksesshëm. Ne nuk kemi cak primar fitimin e shpejtë, por investojmë për periudhë më afatgjate. Besniku, fletë për kompaninë, me shumë zell dhe entuziazëm, duke na shpjeguar se këtë zell dhe këtë entuziazëm e ka marr nga kolegët e vetë, nga profesorët, por edhe nga vetë atmosfera që mbretëron në këtë universitet.

“Ne gjithmonë e kemi ditur se duhet të jemi të veçantë, të jemi më të mirët dhe të kemi vetiniciativë dhe këtë e kam mësuar gjatë studimeve.”, thotë Besniku.

Besniku thotë se me vetiniciativë ka qenë pjesë e shumë aktiviteteve që kanë realizuar në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, por edhe Universitet. Unë së bashku me një grup studentësh të tjerë themeluam revistën studentore “Utilita”, ku fitova përvojë praktike se si mund të menaxhohen burimet njerëzore, puna në grup, mjetet financiare dhe ngjashëm.

Kjo përvojë më ndihmojë shumë gjatë themelimit të kompanisë Eko Vent, të cilën e themelova nisur nga gjendja alarmante me ndotjen e mjedisit jetësor në Tetovë. Ne vendosëm të ndikojmë dhe t’iu ofrojmë qytetarëve tanë alternativën e produkteve ekologjike për ngrohje. Synimi ynë ishte të ndikojmë në mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

“Unë vendosa që të krijojë kompani që ka ndikim dhe me të bëjë biznes e jo tregti. Kështu, me produktet tona që ua kemi ofruar qytetarëve dhe të cilët janë të vetëdijshëm për ndotjen keni ndikuar që të ulet ndotja nga dyoksidi i karbonit për 1085 ton në Tetovë dhe rajon”, thotë Ademi.

Universiteti ka shpirte ndryshe, ka mjedis ku mund të takosh njerëz jo vetëm me karakter dhe personalitete ndryshe nga ato të zakonshmit, por takon njerëz edhe nga të gjitha racat dhe kulturat.

 “Kurset e tangos që unë i kam ndjekur në Universitet më kanë nxitur që të krijoj hobi dhe të vazhdoj të merrem me kërcimin e tangos. Kjo më ka ndryshuar jetën në kontekst pozitiv duke më bërë të reflektojë për shumë procese”, thotë Besniku.

Besnik Ademi, i ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, kurse masterin e ka kryer në Universitetin e Bambergut në Gjermani.

Synimet e tij janë që të vazhdojë studimet e doktoratës dhe t’i bashkëngjitet akademisë sepse ka shumë gjera që mund të tregoj dhe t’i mësoj gjeneratat e ardhshme. Megjithatë, aktualisht është përkushtuar në zhvillimin e kompanisë, të cilët dëshiron ta bëjë një brend të njohur evropian, duke konkurruar denjësisht në tregun e përbashkët të rajonit dhe më gjerë.