E drejta e femijës për njohjen e identitetit të tij në rast të adoptimit & insiminimit artificial me material gjenetik të donuar

Që nga momenti i lindjes, gjithësecili ka të drejtën të ketë një identitet. Identiteti është njohja e individualitetit, e cila nënkupton pohim të ekzistencës së individit në një shoqëri.Identiteti përfshin detaje në lidhje me statusin e individit, siç mund të jenë :emri i familjes, mbiemri, data e lindjes, gjinia, kombësia. Padyshim se identiteti në përgjithësi është një temë shumë personale për cdo individ. Megjithatë identiteti nuk qëndron si diçka statike, por zhvillohet gjatë gjithë jetës, duke u ndikuar nga zgjedhjet e individit. Disa zgjedhje mund te përckatohen ,disa mund të ndryshohen, ndërkaq të tjerat apo nëse mund t’i quajm detajet më primare të jetës së individit janë të pandryshueshme ,të cilat vetëm se mund të trashëgohen, që nënkupton atë se individi nuk zgjedh prejardhjen e tij, nuk zgjedh prindërit biologjik. Shikuar identitetin e fëmijës,e cila është një çështje komplekse e shkencës bashkëkohore. Fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje, si: Kush jam unë? Cilës familje i përkas? Këto janë pyetjet standarde që fëmijët kërkojnë përgjigjen e tyre që në moshë shumë te re, kështu në mënyrë të pavetëdijshme fëmijët kërkojnë të njohin identitetin e tyre. Kërkojnë të realizojnë një të drejtë themelore të tyre.
Të drejtat e fëmijeve janë të shprehura në cdo kushtetutë të vendeve dhe në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo konventë është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me 20 nëntor të vitit 1989. Konventa është një nga aktet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare në të cilën janë parashikuar të drejtat dhe detyrimet në të gjitha fushat e jetës së fëmijës. Këto të drejta dhe detyra janë të grumbulluara në një mënyrë të plotë dhe të detajuar si në asnjë akt tjetër juridik në fushën e të drejtave të fëmijëve. Një nga ato të drejta të fëmijëve është: E drejta për të jetuar me prindër,çdo fëmijë ka të drejtën të jetojë së bashku me prindërit e tij, të cilët kujdesen për rritjen dhe zhvillimin e tij. Sipas nenit 7 të Konventës për të Drejtat e Fëmijës ,fëmija regjistrohet menjëherё posa tё lind dhe ka të drejtёn të ketë një emër, të drejtën për të fituar njё shtetёsi dhe, brenda mundësive, të drejtёn për të njohur prindёrit e tij dhe për të pasur kujdesin e tyre.

Në rast të adoptimit:
Adoptimi si një procedurë delikate kërkon një vëmendje të veçantë .Adoptimi nënkupton marrjen e përgjegjesive për femijë të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të jenë me prindërit biologjik. Nëpërmjet adoptimit të femijeve, familja zëvendësuese bëhet zgjedhje e duhur ,për të permbushur nevojat e fëmijëve, të cilët mund të përcaktohen si të lënë pas dore ose të braktisur. Dhe se adoptimi është rrugë tjetër apo mundësia që jepet për të pasur fëmijë pa lindje, nëpërmjet këtij veprimi shfaqet edhe një humanizëm nga prindërit të cilët vendosin të adoptojn një fëmijë, si fëmiun e tyre. Po cfarë ndodh me prejardhjen e fëmiut ? Cila qënie njerzore nuk do të dëshironte të dinte identitetin e tij, qoftë edhe vetëm për kureshtje. Si qëndrojnë legjislacionet për këtë cështje:
Sipas legjislacionit tonë,përkatësisht sipas nenit 75 të Ligjit për Familje të RMV-së ,nuk lejohet vërtetimi apo konstatimi i atësisë dhe amësisë në rastet kur marrëdhënia prindërore është krijuar me anë të adoptimit. Kjo nënkupton se fëmijës i mohohet e drejta për të njohur prindërit e tij biologjik, adoptimi krijon të drejtën e fëmijës për të jetuar në një familje, dhe nga ana tjetër nuk i jepet e drejta të njohë familjen e tij biologjike, nëpërmjet të cilëve ai fëmijë ka ardhur në këtë jetë. Adoptuesit regjistrohen tashmë si prindërit e tij. Konventa për të Drejtat e Njeriut, adoptimin e rregullon nëpërmjet nenit 21, e cila thotë: Shtetet palë, të cilat pranojnё dhe lejojnё sistemin e adoptimit, sigurojnё që konsiderata mbizotёruese të jetё interesi mё i lartё i fëmijës. A do të ishte në interes të fëmijës vetëm të adoptohet nga një familje, apo të njohë edhe prindërit biologjik?
Sipas Ligjit për Familje të Republikës së Kosovës neni 202, nuk mund të ketë dëshmi të amësisë dhe të atësisë pas adoptimit. Pas adoptimit nuk lejohet vërtetimi i amësisë ose atësisë së fëmijës së adoptuar. Ndërsa Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë neni 262, i mituri, prindërit biologjik dhe adoptuesit kanë të drejtën e mirëbesimit për procesin dhe dokumentacionin e adoptimit, si shprehje të respektimit të jetës private. Kur mosha dhe niveli i pjekurisë e lejojnë, i mituri ka të drejtë të njihet me historinë e tij dhe, nëse është e mundur, me të dhënat për prindërit biologjik. Gjithashtu sipas Ligjit për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve të Republikës së Shqipërisë ,neni 8 paragrafi 3. Në rast se një fëmijë është privuar në mënyrë të paligjshme nga një ose disa elemente të identitetit të tij, atij i sigurohet ndihma e përshtatshme për ta rikthyer në identitet, përfshirë edhe garantimin e përkujdesjes së institucioneve shtetërore, për t’i dhënë mundësinë që të praktikojë fenë, kulturën dhe gjuhën e origjinës. Ndihma mund të përfshijë dhënien e informacionit gjenetik për: gjetjen e prindërve; gjetjen e të afërmve ose të familjarëve të fëmijës, refugjatë e azilkërkues, me qëllim bashkimin familjar; regjistrimin e çdo ndryshimi të identitetit të fëmijës, si emri, shtetësia, të drejtat prindërore.

Në rast të insiminimit artificial:
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut çështja e Insiminimit artificial rregullohet me Ligjin për Insiminim të Ndihmuar Biomedicinal. Sipas nenit 6 të këtij ligji, insiminimi artificial është një procedurë mjekësore që lejon bashkimin e qelizave riprodhuese mashkullore dhe femërore në një mënyrë të ndryshme nga ajo natyrore. Megjithatë edhe në këto raste, çeshtje komplekse është e drejta e fëmijës për të njohur prejardhjen biologjike. Sipas nenit 62, të Ligjit për Familje të RMV-së , nuk është i lejuar vërtetimi i atësisë së fëmijës i cili është zënë me frytëzim artificial. Dispozitat e këtij ligji për vërtetimin e atësisë, në mënyrë adekuate zbatohen edhe tek vërtetimi i amësisë (sipas nenit 63 të Ligjit për Familje të RMV-së). Fëmija mund të kontestojë amësinë e gruas e cila në librin amzë të të lindurve është regjistruar si nëna e tij dhe padinë për kontestimin e amësisë, fëmija mund ta inicojë deri në mbushjen e moshës 21 vjeçare ( sipas nenit 70 Ligjit per Familje i RMV-së), ndërsa sipas nenit 71 të Ligjit për Familje të RMV-së, kontestimi i atësisë nuk është i lejuar kur nëna , me pajtim me shkrim të bashkëshortit të saj , është frytëzuar me insiminim artificial. Këtu mund të kuptojm se edhe sipas mënyrave të insiminimit artificial, ligji nuk lejon vërtetimin e atësisë apo amësisë për fëmijët.

Ardita Ilazi,
studente e magjistraturës në Fakultetin e Drejtësisë Drejtimi Civil