Ethical Hacking Club (EHC) organizoi takim me temën “Networking”

Javën e kaluar, EHC, që funksionon në kuadër të Parlamentit Studentor mbajti një takim, ku i ftuar ishte Shkumbin Fida, administrator i rrjetit në Universitetin e Evropës Juglindore. Rrjetat kompjuterike dhe menaxhimi i rrjetave ishin disa nga temat, që u trajtuan në këtë takim.

Studentët ishin aktiv, duke parashtruar pyetje dhe takimi kaloi në një atmosferë ndërvepruese, duke nxitur debat për temën në fjalë. Takimi u përmbyll me vizitën e serverëve, ku studentët patën mundësi të shohin demonstrimin e ligjëruesit lidhur me funksionimin dhe rolin e serverëve në rrjetin e Universitetit.

Klubi Ethical Hacking, në kuadër të aktiviteteve të parapara realizon takime, ku diskutohen tema të ndryshme që lidhen me risitë dhe sfidat në teknologjinë informatike.

Qëllimi i hapjes se klubit është puna në grup,  gjetja e dobësive në rrjet, puna me ueb-faqe të ndryshme dhe raportimi i dobësive të tyre, organizimi i konferencave të ndryshme për sigurinë kibernetike, vetëdijesimi, trajnimi i studentëve dhe stafit për ruajtjen e të dhënave, si dhe organizimi i debateve interaktive.

Klubi Ethical Hacking në të ardhmen, do të mbajë edhe takime të tjera, ku do të trajtohen tema të ndryshme sa i përket teknologjisë bashkëkohore informatike. Ky është e shkaku, që klubi EH i fton të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen anëtarë, që ta vizitojnë zyrën 1337, në objektin 400, që të marrin informata më të detajuara për anëtarësim.

EHC udhëhiqet nga një grup studentësh, të pasionuar për sigurinë kibernetike dhe të motivuar për të kontribuar në shoqëri.