Ditëlindja e UEJL-së, sot mbushen plot 16 vite

Shkruan: Donika Bakiu

Universiteti që përfaqëson shpirtin e lirë dhe tolerancën, është një vend intelektual me efekt në shoqëri, në qytet dhe në gjithë vendin tonë por edhe më gjërë. 16 vjeç është ende shumë i ri, por në çfarë rrugëtimi kaloi deri më sot. Që nga rrënjët filloi të punojë me një punë serioze, duke u bërë një universitet shembull në rajon, duke u bërë universiteti i parë modern. Si sot 16 vite më parë, u hap Universiteti i Evropës Juglindore, pak kush e kishte idenë se ky universitet do jetë një shembull në rajon.

Ne jemi jashtëzakonisht krenar për universitetin ku morrëm dije. Ka nga ata studentë që kanë shkuar në sukses të dukshëm, si dhe nga ta që janë duke punuar për të arritur qëllimet e tyre. Asgjë nuk mund të garantohet në jetë, por mund të sigurohemi që studentët do mësojnë shumë gjëra, do të zbulojnë teknika për përmirësimin e punës së tyre, do të mësojnë të shohin punën e tyre përmes syve kritikë, raportin profesorë-studentë, raporte të shkëlqyera me çdo të punësuar në universitet. Studentët bibliotekën e shfrytëzojnë plotësisht, siç dëshmojnë ata vetë. Komunikimi profesorë – studentë është për tu marrë shembull qoftë ballë për ballë ose në platformën studentore nëpërmjet internetit etj.

Një universitet që u kthy në një tjetër fushë beteje, për dituri! Këto vite në universitet është mbjellë një atmosferë bashkëpunimi, dëshirë për të shkëmbyer ide dhe për të formuluar sugjerime konkrete për rrugën tonë të arsimimit.

Gëzuar ditëlindjen universitet!

Kur dimë më shumë, mund të bëjmë më shumë. Për 16 vite të mendimeve frymëzuese. Ju bashkë me studentët keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni parë shumë ndryshime dhe jeni duke shkuar para kolegëve, që njëkohësisht ishin dhe ata që janë të pranishëm, pa përpjekje nuk do të kishit arritur deri këtu. Ju jeni një shembull fantastik për njerëzit e vendit tonë se çfarë mund të arrihet me punë.

Ju jeni një fener i vërtetë suksesi dhe krenarie për vendin tonë. Ne jemi krenar që ishim studentë të UEJL-së dhe dëshirojmë që të vazhdojmë suksesin në vitet e ardhshme. Ju të gjithë na keni bërë të ndjehemi jashtëzakonisht të mirëpritur, jemi të kënaqur plotësisht.

Universiteti do të kujtohet gjithmonë me dashuri, me respekt nga ne, duke njohur shumë njerëz të mrekullueshëm, stafin akademik dhe stafin administrativ. Shumë kohë universiteti vazhdon të jetë një fener i shndritshëm i dijes dhe do të vazhdoj të jetë dritë. Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre profesorëve që na dhanë dije dhe që na këshilluan. Faleminderit që vazhdoni të qëndroni në krah të studentëve gjatë gjithë këtyre viteve.

Me të vërtetë besojmë se UEJL do të mbetet në mesin e institucioneve më të mira për studime. Së fundmi, Ju uroj suksese kujtdo që do vazhdojë shkollimin, ata janë e ardhmja jonë!

Faleminderit universitet dhe suksese!
Gëzuar ditëlindjen e 16-të universitet!
Të gëzofshim për jetë!