Studentja italiane zgjodhi UEJL-në për shkëmbim Erasmus

Federica Torta studente e drejtësisë nga Universiteti i Bolonjës në Itali, zgjodhi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për të kryer shkëmbimin Erasmus të saj.

Përvoja e saj në UEJL ka qenë shumë e mirë dhe ka arritur të mësoj si në teori ashtu edhe në praktikë duke përfshirë në studimet e saja profesorë ndërkombëtare, gjithashtu të shfrytëzoj mundësitë që të ofron kampusi i UEJL-së

“Ishte një përvojë mjaft e mirë për arsye së mund të mësoja jo vetëm në teori, por edhe në praktikë. Në Universitetin e Evropës Juglindore mund të mësosh diçka më shumë në krahasim me universitetet e tjera” shprehet Federica Torta.

Në vazhdim ne kemi përgatitur një intervistë për sa i përket shkëmbimit të saj në UEJL.

1. Cilat ishin pritjet e juaja në ardhjen tuaj në Universitetin e Evropës Juglindore?

Kur arrita ne UEJL isha shumë e lumtur sepse po filloja shkëmbimin Erasmus. Kisha shumë pritje, doja të njihja njerëz të rinj dhe të mësoja përvoja të reja.

2. Si do ta vlerësonit përvojën tuaj të fituar këtu?

Përvoja ime e fituar në UEJL ishte shumë interesante dhe nxitëse sepse mund të mësoja më shumë për Ligjin Ndërkombëtar dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

3. A mund të bëni një krahasim mes profesorëve perëndimor specifikisht atyre Italian dhe profesorëve në Universitetin të Evropës Juglindore?

Metoda italiane është shumë më ndryshe se sa mësimi në UEJL për arsye se ne përdorim një mënyrë kontinentale-evropiane të mësimit, në vend të asaj anglo-amerikane që përdor UEJL.

4. Duke qenë se ju banonit në konvikt, çfarë përshtypjesh ju ka lënë kampusi i UEJL-së?

Kampusi është fantastik, ka një librari të madhe që punon nga e hëna në të shtunë, restorant, pijetore dhe palestër. Konvikti është shumë i rehatshëm dhe nëse jeton aty mund të kursesh kohë në gatim dhe larje enësh për shkak të afërsisë së shërbimeve.

5. A do kishit zgjedhë përsëri Universitetin e Evropës Juglindore dhe pse?

Po, do ta zgjidhja sërish sepse ishte interesante dhe kisha një nivel të shkëlqyeshëm të mësimit dhe shumë zbavitje.

Intervistoi: Fatlind Tomini