Studentët sportdashës!

Terrenet e sportit të Universitetit të Evropës Juglindore, çdo pasdite janë të mbushur me studentët dhe të tjerë, të cilët i shfrytëzojnë ato për aktivitete të ndryshme sportive.

Universiteti i Evropës Juglindore disponon kushte të shkëlqyera për aktivitete sportive. Të rinjtë e këtij Universiteti shfrytëzojnë fushat sportive edhe atë në futboll, volejboll, ping-pong, basketboll gjithashtu edhe palestrën e Universitetit. Thuajse çdo pasdite fushat sportive mbushen nga studentët sportdashës.

Departamenti i sportit në UEJL, gjithashtu është organizues i  turneve të ndryshëm, veçanërisht në sportin e ping-pongut, futbollit dhe në not. Më të mirët në turne shpërblehen me diploma dhe medalje. Pak ditë më parë përfundoi me sukses edhe turneu në futboll, ku kishte ekipe të formuara nga vetë studentët e UEJL-së.

Stafi i Departamentit të sportit i UEJL-së, është gjithmonë i hapur dhe fleksibil për të gjithë studentët që janë aktiv në sport. Ata i inkurajojnë edhe më shumë të gjithë studentët, por edhe të tjerët për shfrytëzimin e fushave sportive dhe për sa më shumë sport.