Themelohet Klubi i Feministëve në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është marrë nisma për themelimin e “Klubit të Feministëve”.

“Duke pasur parasysh avancimin e pozitës  së femrave, të rinjtë e këtij Universiteti, djem dhe vajza, të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor morën nismën për hapjen e klubit, i cili do të zbatoj projekte konkrete në këtë drejtim”, thotë Rita Behadini, udhëheqëse e klubit.

Së fundmi ky klub po përgatit një video të shkurtër, në të cilën studentët janë pjesëmarrës dhe japin mesazhe të guximshme në përkrahje të femrës në shoqërinë tonë.

E gjithë ideja e funksionimit të këtij klubi nënkupton punën në grup të studentëve, duke përfshirë idetë, poezinë, video- regjistrime dhe aktivitete të tjera të ngjashme.

Klubi i Feministëve gjithashtu planifikon që në të ardhmen të ftoj ligjëruese femra që do japin mesazhet dhe përvojat e tyre, do të mbajë takime me studentë, do të bashkëpunojë me klubin e filmit si dhe intervista me femra të punësuara në UEJL.

  • Elif Stafai

    #TheWomansPower!