Studentët flasin…

Jeta studentore për shumë kënd mund të tingëllojë argëtuese ,por megjithatë përmban dy anët e medaljes. ”Jeta jonë studentore është mjaft dinamike ” –shprehen shumë studentë të universitetit tonë.Disa të tjerë shprehen bindshëm se ambienti shtëpiak është ai që ju mungon më së shumti.  Mes të tjerash ,të siguruarit e një atmosfere sa më të ngrohtë në kampus duhet të jetë prioritet kryesor i të përzgjedhurve të studentëve. Përveç atmosferës mësimore dhe orëvë të gjata ligjëruese ,kampusi universitar ofron mundësinë e të organizuarit të aktiviteteve të panumërta në ambientet e tij,që siç shprehen shumë studentë mungon. Mund të hasen edhe pakënaqësi të tipit : ‘’Kampusi nuk është vetëm për koncerte ‘’. Megjithatë ,pjesa që pëfshin argëtimin e studentëve është mjaft e rëndësishme për tu theksuar. Një pjesë të mirë të kohës studentët tanë e kalojnë në hapësirat ku ofrohen aktivitete sportive si : ping-pong, fitness ,volleyball ,football ,basketball ,orë të vallëzimit modern etj. Pritshmëritë e studentëve janë në masë të madhe  e sidomos për aktivitete të mirëfillta e organizime që do t’i bëjnë momentet e tyre të jetës studentore  më të bukura.