Dita e Hapur në UEJL

Të shtunën (09 Prill), në Universitetin  e Evropës Juglindore – kampusi i Tetovës,  do të organizohet dita e hapur. Duke nisur nga ora 10:00, të gjithë maturantët do të kenë mundësi të informohen nga afër në lidhje me universitetin. Duke filluar nga programet studimore, bursat që ofrohen qoftë nga universiteti poashtu edhe nga kompanitë e ndryshme,të njihen me studentët aktual dhe në të njëjtën kohë të argëtohen duke ndjekur aktivitetet e organizuara.