SEEU në përkrahje të studentëve

Në vazhdim po ju sjellim disa fotografi nga ekspozita e mbajtur vitin e kaluar në UEJL. Qëllimi i këtij rikujtimi është që Universiteti ynë është gjithmonë në përkrahje të studentëve të talentuar. UEJL është fuqia shtysë për t’i motivuar studentët që të shfaqin aftësitë e tyre në art, kulturë e sport.
Fatlind Tomini, pati fatin që vitin e kaluar t’i promovojë fotografitë e tij. Në korridorin e Fakultetit të Ekonomisë dhe Biznesit, student i Komunikimit ndërkombëtar, i ofroi stafit dhe studentëve të universitetit mundësinë për t’u njohur me artin e tij në fotografi.

Universiteti ynë në bashkëpunim me blogun e studentëve fton të gjithë adhuruesit e artit që të mos ngurojnë dhe të shfaqin talentin e tyre!

_DSC0005

_DSC0082

_DSC0208

Përgatiti : Luleza Ziba & Teuta Reçi
( studente të drejtimit Komunikimi Ndërkombêtar)