Lista e librave që ia vlen t’i lexoni

Mesa duket George R.R. Martin qëlloj në hark me thënien se: “Njeriu që lexon jeton mijëra jetë deri sa të vdes, ndryshe ndodh me atë që s’lexon, ai jeton vetëm një jetë.” E lista në vazhdim do të ju dërgon pikërisht në përjetimin e disa nga mijëra jetët…

  1. “Emri im është e kuqja” – Orhan Pamuk;
    Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591. Në të njëjtën kohë një mister dinak, një histori dashurie, dhe një simpozium i shkëlqyer në fuqinë e artit. “Emri im është e kuqja” është një përrallë që vendos një transportim në mes të shkëlqimit dhe intrigës fetare të Stambollit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, nga një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të Turqisë .
  2. “E penguara, Requiem për Linda B.” – Ismail Kadare;
    Nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.
  3. “Njeriu me fat” – Fatos Kongolli;
    Është një rrëfim në hapësirat e absurdit, ku kemi dy epiqendra. Njëra: detyra e fundit e një inspektori ishte të shmang vrasjen e paralajmëruar të një personi të njohur. Tjetra: dy histori paralele dashurie, njëra reale, tjetra virtuale, të personazhit kryesor.
  4. “I am Malala” (Unë jam Malala) – Memuar;
    Kur talebanët morën kontrollin e Luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin. Malala Jousafzai nuk pranoi që të hesht dhe luftoi për të drejtën e saj për arsim.
  5. “Zotërit e Tangos” (The Gods of Tango) – Carolina De Robertis;
    Leda arriti në Argjentinë më 4 shkurt 1913 me një anije me avull 20 ditë pasi ishte zhdukur nga Italia, i gëlltitur nga ai përbindësh i uritur që quhej horizont. Ajo fillon një jetë të varfër në një lagje emigrantësh dhe bie në dashuri me Tangon, ku më vonë i bashkohet skenës muzikore të Buenos Aires.

Përgatiti : Luleza Ziba & Teuta Reçi
( studente të drejtimit Komunikim Ndërkombêtar)

Referencat:
http://www.tiranaobserver.al/news-item/bbc-ja-10-librat-me-te-mire-te-2015-s-per-tu-lexuar-ne-plazh/
http://portalb.mk/198970-100-librat-me-te-bukur-te-te-gjitha-koherave/
http://www.barnesandnoble.com/w/i-am-malala-malala-yousafzai/1116281495;jsessionid=CE4890E6B1F43F8DACDB4564C1177203.prodny_store02-atgap05?ean=9780316322423
http://www.goodreads.com/book/show/2517.My_Name_is_Red
https://sq.wikipedia.org/wiki/E_penguara
https://sq.wikipedia.org/wiki/Njeriu_me_fat