Eutanazia, një dilemë etike

Njerëzit në jetë gjithmonë ballafaqohen me sfida, të cilat në të shumtën e rasteve duken si të padurueshme. Nuk është i lehtë momenti të gjindesh brenda një spitali dhe të jesh i/e ulur në një karrige ku merr lajmin se së shpejti do vdesësh. Kur e din se të pret një e vërtet e tillë, gjëja e parë që të shkon në mendje është: “Pse unë?” ose “Më mirë të vdes që tani!”

Mirëpo siç edhe Eminemi ka thënë “E vërteta është që ju nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër. Jeta është një udhëtim i çmendur, dhe asgjë nuk është e garantuar”. Megjithatë shumica e njerëzve vendosin që të jenë përcaktuesit e fatit të tyre dhe nuk ia lënë atë ndonjë fuqie mbinatyrore ose zotërave që u besojnë. Pikërisht në këtë rast shfaqet eutanazia, e cila në fakt del si shpëtimtarja e atyre që vendosin se më nuk do të jenë udhëtarët e kësaj bote.

Eutanazia (nga greqishtja: εὐθανασία; “vdekje e mirë”: εὖ, eu, “mirë” ose “e mirë” – θάνατος, Thanatos, “vdekje”) i referohet praktikës së dhënies fund një jete në mënyrë të qëllimishme, për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve. Në disa vende ka një polemikë përçarëse publike mbi çështjet morale, etike, dhe ligjore të eutanazisë. Ata që janë kundër eutanazisë mund të argumentojnë për shenjtërinë e jetës, ndërsa ithtarët e të drejtave të eutanazisë theksoj lehtësimin e vuajtjeve, integritetin trupor, vetëvendosjen dhe autonominë personale. Juridiksionet ku eutanazia apo vetëvrasja e ndihmuar nga mjeku është ligjore përfshihen: Hollanda, Belgjika, Luksemburgu, Zvicra, Estonia, Shqipëria, disa shtetet në SHBA si Uashington, Oregon dhe Montana, kurse duke filluar nga viti 2015 edhe provinca kanadeze Kebek.

Eutanazia mund të klasifikohet në bazë të asaj nëse një person jep pëlqimin e informuar. Këtu dallohen tri lloje: Vullnetare, jo-vullnetar dhe pavullnetshme. Eutanazia që kryhet me pëlqimin e pacientit quhet eutanazi vullnetare. Eutanazi jovullnetare quhet eutanazia që kryet kur pëlqimi i pacientit është i padisponueshëm. Eutanazia e kryer kundër vullnetit të pacientit quhet eutanazi e pavullnetshme.

Eutanazia gjithmonë do të mbetet si një fenomen i shoqërisë i cili në fakt deri diku paraqitet si një tabu. Si gjithnjë kemi dy pole të kundërta. Ato që e mbrojnë dhe dëshirojnë që ekzistenca e saj të jetë edhe më tutje. Nga ana tjetër ka njerëz që në fakt janë ithtarrët e jetës dhe urrejtësit e kësaj filozofie. Mirëpo ky konflikt në mes këtyre opinioneve do vazhdojë përgjithmonë ashtu siç edhe ekzistenca e kësaj praktike.

Përgatiti:
Teuta Reçi
(Studente në drejtimin Komunikim ndërkombëtar)
 

Referencat:

http://en.wikipedia.org/wiki/Euthanasia
http://en.wikipedia.org/wiki/Religious_views_on_euthanasia
http://plato.stanford.edu/entries/euthanasia-voluntary/
http://euthanasia.procon.org/
http://euthanasia.procon.org/view.resource.php?resourceID=000126
http://euthanasia.procon.org/view.resource.php?resourceID=000128
http://www.mtv.com/news/1984643/brittany-maynard-brain-cancer-suicide-legal/
http://www.usatoday.com/story/news/nation-now/2014/10/29/brittany-maynard-bucket-list-grand-canyon/18106157/?csp=fbfanpage