Besoni në ardhmërinë tuaj

Në radhë të parë, nxënësit hulumtojnë për universitete më të mira. Universitete të cilët ju ofrojnë shumë mundësi , rreth aktiviteteve të ndryshme pse jo edhe gjetjen e ndonjë punësimi në vend. Kur bëhet fjalë për një ardhmëri të ndritur të gjithë duan të zgjedhin më të mirën për veten, por lind pyetja: “Është e vërtetë se të gjithë te diplomuarit punësohen menjëherë?” Ose “A punësohen ato me drejtimet të cilët kanë kryer gjatë studimeve të tyre?” e shumë pyetje të tjera shtrohen mbi këtë çështje. Punësimi është një konceptet i rëndësishëm makroekonomikë. Papunësia paraqet atë pjesë të forcës punëtore e cila nuk është e zënë me punë por kërkon punë në mënyrë aktive.

Disa nuk kërkojnë aspak punë, disa janë të dëshpëruar dhe janë tërhequr tërësisht kurse të tjerët as që paraqiten në entin për punësim për arsye të ndryshme. Papunësia e grup moshave të reja nën 30 vjeç, apo ndryshe e të sapo diplomuarve, është një nga problemet më serioze me të cilin po përballet Maqedonia. Të dhënat zyrtare flasin se gjysma e të rinjve, 46% e moshës nga 18 deri 29 vjeç , është e papunë. Numri i madh i të papunëve shpjegohet me faktin se të rinjtë në Maqedoni më shumë preferojnë punësimin në administratën shtetërore, sesa të hapin biznese individuale.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane vlerëson se në Maqedoni duhet të vërtetohen strategjitë për investim tek të rinjtë, me qëllim që të mund të shfrytëzohet potenciali i tyre, dhe që njëkohësisht edhe të nxitet punësimi i tyre. Punësimi në administratën publike në vend të sektorit privat, është një trend i cili viteve të fundit po ndiqet nga rinia në Maqedoni.

Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivën në vend, ia nisin rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur perspektivë më të mirë dhe për të tentuar për një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur skamjen që i ka mbërthyer. Cila është arsyeja për ikjen e menjëhershme të studentëve të sapo diplomuar? Ajo që përmenda më lartë, pa-punësimi. A thua ka zgjidhje për këtë?!, Sigurisht që ka. Nëse dëshironi një jetë më të suksesshme, ju mund të bëni vetë zgjedhjen më të mirë të jetës suaj, duke u regjistruar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Nga Universiteti i Evropës Juglindore thonë se pjesa më e madhe e studentëve që kanë diplomuar në këtë universitet kanë vazhduar punën në sektorin privat dhe ky është një tregues i mirë, sepse sektori privat në veçanti kërkon kritere të larta kualiteti.

Ajo që e bën UEJL-në të jetë shumë hapa para në krahasim me të tjerët është gjithashtu komunikimi online me profesorët, shërbimet tjera online të cilat na mundësojnë të jemi gjithmonë brenda sistemit studentor, si dhe të informuar rreth ngjarjeve në vazhdim apo për çdo lloj ndryshimi.

Ne të rinjtë nuk duhet të mendojmë për tu larguar nga vendi ynë, por tani është koha të dëgjohet zëri ynë dhe ta ndryshojmë këtë gjendje të mjerueshme.

Kini besim në vetveten tuaj, ndërtoni ardhmëri këtu!

Nertila Arifi
E diplomuar në drejtiminin Komunikimi Ndërkombëtar në Universitetin e Evropës Juglindore